Shumë çifte aktorësh turq janë njohur në shesh xhirim, përmendim këtu Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen apo Serkan Cayoglu dhe Ozge Gurel. Megjithatë, rrallë herë i kemi parë që të jenë pjesë e të njëjtit projekt. Pse ndodh kjo?
Kur Serenay Sarikaya dhe Cagatay Ulusoy interpretonin në serialin “Medcezir”, dy aktorët nisën një marrëdhënie me njëri-tjetrin. Regjisori i kësaj telenovele u shpreh se dy aktorët e dashuruar dëmtojnë çdo projekt në të cilin marrin pjesë. Dhe kështu ai e ndaloi çiftin të ekspozoheshin para kamerave të dy në të njëjtën kohë. Ky serial zgjati 2 vjet dhe dy aktorët ishin gjithë kohës në konfikte me njëri-tjetrin. Disa javë para episodit final, çifti deklaroi se ata nuk kishin shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin dhe kështu secili vazhdoi rrugën e vet.
Të gjithë e kuptuan se mes Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu kishte diçka që nisi kur ata xhironin “Stina e qershive” por në atë kohë, çifti mohoi gjithçka. Madje, Ozge ka deklaruar sërisht se nuk do të donte të ishte në të njëjtin projekt me të dashurin e saj.
Nga ana tjetër disa çifte si Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen apo Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu nuk e kanë mohuar faktin se do të dëshironin të ishin protagonistë në të njëjtin serial me partnerët e tyre. Zgjedhja mbetet në dorën e regjisorëve të cilët duken se preferojnë të qëndrojnë larg çifteve të jetës reale.