Farah Zejnep Abdullah, protagonistja e serialit të rekordeve në Turqi “Masymllar Apartmani” , ka qenë në qendër të vëmendjes së kronikës rozë, një element jo I pazakontë ky në jetën e saj në fakt, që shpesh shndërrohet në lajm edhe për gjëra fare të parëndësishme. Por në këtë rast, zërat duket se kanë qenë të bazuar në fakte, duke qenë se Farah thuhet të ketë nisur një romancë me muzikantin Efe Çelik, njëherësh mik I saj. Ata të dy janë parë së bashku në një kafene të njohur. Ky I fundit e njofton atë se ishin në fokusin e objektivit të kamerave dhe aparateve ashtu siç ndodh gjithmonë me personazhet e famshëm të cilët ndihen gjithmonë të vëzhguar. Ata i ndalën rrugën bukuroshes për të mësuar më tepër rreth shëndetit të saj ku ajo tha se tani ndihej mirë pasi sapo kishte dale nga spitali. Interesi i gazetarëve rreth arsyes së largimit të saj nga seriali ku interpretonte ka qenë I madh, por, siç duket edhe në pamje, ajo është përpjekur të shmangë çdo pyetje dhe të jap sa më pak përgjigje. Po ashtu, Farah nuk ka pranuar të flasë as për romancën e aluduar së fundmi, në fakt, ajo njihet për natyrën e saj mjaft të rezervuar.