“Përse nuk flet kurrë shqip?” Fansat kundër Almeda Abazit; ja si përgjigjet ajo

Showbiz

Në një intervistë të fundit për mediat turke aktorja me origjinë shqiptare tha se djali i saj Efehani flet shqip dhe se ajo mendon t’i mësojë të dy gjuhët. Por fansat mesa duket nuk janë shumë të kënaqur pasi aktorja në videot në rrjetet sociale flet në gjuhën Turke.

Në një postim së fundi ajo shkruan:

“Oh Zot! Kush tha që e kam harruar shqipen??? Çdo javë, këto mesazhe marr nga ju, sa herë bëj videon. Kur është për të fol shqip, flas shqip. Video ka të bëjë me një marke turke, prandaj, detyrimisht flas turqisht (duke mos harruar që jetoj në Stamboll, Hello!!!

Nuk ju kam harruar asnjëherë dhe shumicën e rasteve flas dhe shqip. Vetëm se hedh një video turqisht në javë, nuk është nevoja të më vini në pikën e sharjeve. Unfolloë po s’të pëlqeu se nuk kam as nerva”, shkruan Almeda në postimin e saj.