Mert Demir ishte i pashoqëruar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘Elle Style’. Kjo nuk mund të kalonte pa u vënë re nga përfaqësuesit e medias të cilët e pyetën aktorin me kureshtje se ku ndodhej e dashura e tij dhe përse nuk ishin së bashku në një event kaq të rëndësishëm. Por Demir është përgjigjur se duke trreguar se ajo ndodhej me pushime në ishujt grekë me miqtë e saj.
Mert Demir gjithashtu tërhoqi vëmendjen me elegancën e tij gjatë mbrëmjes dhe nuk i komentoi pyetjet e tjera lidhur me marrëdhënien mes dy emrave të njohur. Por të shumtë janë ata që hamendësojnë se raporti i tyre i dashurisë ka hasur krisjet e para dhe jo çdo gjë shkon vaj mes tyre.