Përse Meghan Markle vesh gjithmonë taka në daljet publike?

Showbiz

meghhan
Hera e fundit që ju kujtohet Meghan Markle e veshur me të sheshta ishte me siguri në verën e vitit të kaluar, kur sapo ishte pranuar lidhja me Princin Harry. Që nga fejesa e saj e deri më sot, në çdo dalje publike ajo është shfaqur gjithmonë e veshur me taka. Dhe arsyeja për këtë është Princi Harry. Çifti i ri i familjes mbretërore ka një diferencë shumë të theksuar në gjatësi, Meghan është 1.67 m e gjatë, ndërsa Princ Harry është 1.85 m.

meghan taka

Për të mos krijuar imazh çekuilibri në fotografi, Meghan Markle është gjithmonë e detyruar të veshë taka. Gjithashtu ajo zgjedh një stil të caktuar veshjeje, për të krijuar iluzionin e gjatësisë: vesh pantallona me bel të lartë apo fustane me gjatësi mesatare. Në krahasim me Meghan, Dukesha Kate Middleton shpesh zgjedh këpucët me tavë më të vogël ose të sheshtat.