Prej më se 20 vitesh, regjisori James Cameron, përballet me të njëjtën pyetje lidhur me fundin, “Jack Dawson, duhej me patjetër të vdiste?”
Në një intervistë të fundit për ‘Vanity Fair’, regjisori ka vendosur të sqarojë fundin e filmit me momentet kulmore të Rose dhe Jack, të interpretuar nga protagonistët Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio.
Ata ndodheshin në detin e ngrirë mbi një derë druri, e cila mund të shmangte vdekjen, por vetëm për Rose. Cameron thotë se, bëhet fjalë për një gjetje artistike.
“Sigurisht dera ishte mjaftueshëm e madhe sa të mbante Kate Winslet, por nuk mund të mbante peshën e të dyve pasi mund të fundosej. Por ky fund e ka bërë Titanic të pavdekshëm, duke bërë që shumë njerëz të vuajnë për vdekjen e Jack. Nëse do kishte jetuar filmi do ishte pa kuptim. Titanic flet për vdekje dhe ndarje. Jack duhet të vdiste! Nuk ka rëndësi nëse do kishte vdekur nga i ftohti apo prej rrëzimit nga anija. Quhet art! Gjërat ndodhin për arsye artistike dhe jo për rregulla fizike”, shprehet regjisori.