Përse Irina dhe Bradley nuk u shfaqën bashkë në Festivalin e Filmit në Venecia?

Showbiz

irina
Supermodelja Irina Shayk ka udhëtuar në Itali me bashkëshortin Bradley Cooper dhe vajzën e tyre njëvjeçare, për të qenë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Venecia.

irina donatella

Bukuroshja ruse ka arritur të marrë gjithë vëmendjen e paparacëve gjatë parakalimit në tapetin e kuq. 32-vjeçarja shkoi në Venecia për të mbështetur partnerin për premierën e filmit të ri “A Star Is Born”.Ajo kishte veshur një fustan Versace në ngjyrë të artë metalike.

bradley lady

Fustani i hapur në pjesën e shpinës vinte në pah linjat trupore të modeles së njohur.Por edhe pse shkoi aty për të mbështetur partnerin, çuditërisht Irina nuk shoqërohej nga Cooper, por nga stilistja e njohur Donatella Versace.Aktori hollivudian ishte shoqëruesi i këngëtares Lady Gaga, e cila është gjithashtu pjesë e filmit “A Star Is Born”.