İlker Kaleli dhe Sıla: “Martesa nuk është për ne”

Showbiz

Pyetjet për një martesë të mundshme drejtuar çiftit të artistëve İlker Kaleli dhe Sıla janë të hershme por gjithmonkanë marrë të njëjtën përgjigje! Aktori dhe këngëtarja ndanë sërish mendimet e tyre në lidhje me martesën dhe edhe pse ka kaluar shumë kohë nga fillimi i lidhjes së tyre romantike, u vu re se asnjëri prej tyre nuk kishte ndryshuar mendim. Në intervistën e tij të fundit aktori  i cili së fundmi ka festuar 40 vjetorin, ka deklaruar se ditëlindja e tij kishte qenë një festë e thjeshtë dhe e këndshme mes miqve të përbashkët të çiftit dhe familjarëve të tyre.

Kaleli ka folur gjithashtu për projektin e tij të ri dhe  tregoi se bëhej fjalë për një serial i cili ishte duke u xhiruar në Spanjë.  Ai zbuloi se i duhej të mësonte edhe pak  spanjisht për disa pjesë të skenarit të cilat duhet të citoheshin nga personazhi i tij. Ai rrëfeu se ndihej i lumtur që ishte pjesë e kësaj eksperience dhe po priste me padurim të njihej me reagimin e publikut kur projekti të shfaqej në ekran.

Lidhur me jetën private aktori tregoi se katër vitet e fundit ndihej i frymëzuar nga dashuria dhe mbështetja e së dashurës së tij, këngëtares Shila me të cilën ndante pasion dhe dashuri për fusha të ndryshme të artit .Kaleli e përkufizoi bashkëjetesën me Shilën më tepër emocione se sa vetë martesa dhe u shpreh se ata të dy nuk e shihnin të nevojshme ta etiketonin lidhjen e tyre disavjeçare të dashurisë.