Përse Eva Mendes nuk poston foto me familjen e saj?

Showbiz

Aktorja e njohur, Eva Mendes nuk është shumë aktive me postime në rrjetet e saj sociale.

Ky fakt i ka rënë në sy edhe fansave, të cilët e kanë pyetur atë përse nuk poston foto me vajzat e saj apo me bashkëshortin Ryan Gosling.

Aktorja ka deklaruar se nuk do të postojë foto të vajzave të saj të vogla, derisa ato të rriten dhe ti japin vetë lejen për ta bërë diçka të tillë.

‘Unë kam pasur gjithmonë një kufi të qartë kur bëhet fjalë për burrin tim dhe fëmijët e mi. Unë do të flas për ta natyrisht, me kufij, por unë nuk do të postoj foto nga jeta jonë e përditshme. Dhe duke qenë se fëmijët e mi janë akoma të vegjël dhe nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë me të vërtetë postimi i imazhit të tyre. Dhe unë nuk do ta postoj fotot e tyre, derisa ata të jenë aq të rritur sa të më japin vetë pëlqimin për këtë gjë’, sqaroi Eva.

Ndërsa në lidhje me marrëdhënien e saj me bashkëshortin, ajo u shpreh se dëshiron që marrëdhënia mes tyre të mbetet private.