Para se të njihej me Harry-n, Meghan ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka pasur një blog të sajin të quajtur The Tig. Aty shkruante shpesh dhe ndante mendimet e saj me ndjekësit për tema të ndryshme. Ajo e fshiu blogun pak kohë pasi kishte nisur të dilte me Harry-n, por ato çfarë shkruante në blog janë bërë publike tani që interesi për të është rritur.
Në një prej shkrimeve të saj, në vitin 2014, Meghan tregonte se si dëshira për t`u bërë princeshë i shoqëron vajzat edhe kur rriten. “Vajzat e rritura vazhdojnë ta ruajnë këtë fantazi të fëmijërisë. Vetëm shikoni madhështinë e dasmës mbretërore dhe diskutimet e shumta për princeshën Kate”, -ka shkruar Meghan, pa e ditur se vetëm 4 vite më vonë princesha e shumëpërfolur në një dasmë madhështore do të ishte ajo.