Përpara Robertit, Nora ka bashkëjetuar me këtë këngëtar dhe askush nuk e dinte…

Showbiz

nora istrefi
Edhe pse jetojmë në një vend të vogël si Shqipëria, ku presupozohet se është më e lehtë të zhbirosh në jetën private të artistëve dhe njerëzve të ekranit, duket se showbiz-i shqiptar ka shumë gjëra interesante për të na zbuluar. Nuk është hera e parë që shtypi rozë, apo portalet të kenë zbuluar ambientet ku jetojnë VIP-at shqiptarë, ushqimin e tyre të preferuar, shpenzimet marramendëse të veshjeve dhe pushimeve, por kësaj herë kemi mësuar se dy këngëtarë të famshëm nga Kosova kanë jetuar bashkë me njëri-tjetrin.

roberti

Por ndryshe nga ç’mund të jeni duke menduar, nuk është Robert Berisha personi me të cilin Nora Istrefi ka ngrënë e pirë në të njëjtën tryezë. Në një intervistë Ermal Fejzullahu është vendosur përballë një zgjedhjeje, konkretisht mes Nora Istrefit dhe Dafina Zeqirit. Sigurisht që ai ka bërë zgjedhjen e tij duke e argumentuar nga pikëpamja artistike, megjithatë ka rrëfyer se ka marrëdhënie më të veçantë me Nora Istrefin pasi janë rritur bashkë. “Me Norën jemi rritur bashkë. Madje kemi jetuar edhe në një shtëpi, kur kemi qenë fëmijë. Familjet tona kanë jetuar në një vend. Kam pasur gjithmonë një raport të mirë me të”,-është shprehur Ermali.

ermal fejzullahu