Përkufizimi i Demet Özdemir për dashurinë ndezi debatet/ “Ka të bëjë me kiminë por nuk zgjat përgjithmonë…”

Showbiz

Demet Özdemir, e cila ka interpretuar dhjetra personazhe romantike shumë të dashura për publikun shqiptar,ndër të cilat mund të kujtojmë atë të Fahras, protagonistes së serialit me po të njëjtin titull që pak kohë më parë përfundoi tranzsmetimin në Tring, së fundmi ka qenë  e ftuar në një program televiziv, në të cilin është pyetur dhe përgjigjur për shumëçka nga jeta profesoionale deri te ajo personale. Ndër pyetjet pikante që ju bënë aktores ishte edhe ajo lidhur me perceptimin për dashurinë. Ozdemir, e cila para disa kohësh ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin Ouzhan Koç, me të cilin mendohej se po i afroheshin altarit, ju përgjigj kështu pyetjes : “Dashuri është ndjenjë dhe një fjalë e madhe e cila peshon shumë në kuptim dhe në shpirt! Unë mendoj se është ndërthurje e artë jo vetëm mendimesh por edhe emocionesh, ka të bëjë me kiminë mes dy personave por nuk zgjat përgjithmonë“!

Ajo nuk ngurroi të shfaqte mendimet e saj pa doreza,  teksa shtoi se  ia atribuonte kësaj ndjenje sublime, të gjithë vetbesimin dhe dashurinë që sot kishte ndërtuar për veten.  Sipas saj për të prekur një dashuri të madhe dhe për të përshkuar rrugën deri te zemra e dikujt tjetër ,  duhet së pari të njohësh, respektosh,  vlerësosh dhe dashurosh veten. “Ndërsa kimia? Kimia,– shtoi aktorja,  është një moment mahnitës,  një sekondë e vetme ku ti mund të lexosh pëtej personit përballë. Nuk mund ta dizenjosh këtë, nuk është është e mundur  as ta përshkruar me fjalë“! Duke theksuar se dashuria është energji dhe kimi, Özdemir vazhdoi: ” Megjithatë, nuk mendoj se është e përhershme. Sidomos nëse mund ta përjetoni në mënyrë të ndërsjellë dhe e shprehni shpejt, ajo fillon të mos   ndihet më si  platonike, si ëndërr, si sfidë,  por  kalon në një tjetër nivel! Vetëm nëse mund të përparojë në mënyrë të shëndetshme, ja vlen të bëni gjithçka për të. Aktorja e përfundoi deklaratën e saj duke u shprehur se nuk besonte se dashuria mund të zgjaste përgjithmonë dhe e përmbylli me fjalët: “Për të gjithë perceptimi për dashurinë ndryshon,  për mua është një ndjenjë dhe pasion që zgjat pak“! Deklarata e saj bëri që fansat e aktores të ndahen në dy pjesë dhe të reagojnë në rrjetet sociale! Pati nga ata që e vlerësuan për sinqeritetin dhe ndanë të njëjtin mendim me të por  edhe të tjerë që shprehën habi se si aktorja ndryshonte kaq shumë nga personazhet romantike që vetë ajo ka interpretuar.