Ka përfunduar seriali “Nusja nga Stambolli”, një serial që na mbajti të mbërthyer para ekranit të Tring. Edhe pse shumë prej jush, do të donin që ky serial të zgjaste edhe pak, nuk mund të themi të njëjtën gjë për aktorët të cilat mezi i kanë pritur pushimet.
E pyetur nëse do t’i mungojë seriali, protagonistja Asli Enver përgjigjet: “Kemi punuar për 3 vite për këtë serial. Xhirimet përfunduan, por ende nuk kam nisur t’ia ndjej mungesën. S’jam mësuar akoma me idenë se çdo gjë ka përfunduar. Jam e sigurt që shumë shpejt do të marrë malli për çdo gjë nga ky serial.” – ka thënë ajo.
Gjithashtu, në një tjëtër intervistë, Asli është shprehur se Syreja ka qenë një nga rolet më të bukura në karrierën e saj, nga i cili ka mësuar shumë.