Përfundon miqësia mes Hande Erçel dhe Sitare Akbaş!

Showbiz

Hande Erçel ka fshirë nga jeta e saj kolegen Sitare Akbaş, e cila momentalisht është në një lidhje me ish të dashurin e saj, Murat Dalkılıç.

Këngëtari i njohur Murat Dalkılıç po përjeton një lidhje dashurie me Sitare Akbaş, kolegen e ish të dashurës të tij Hande Erçel në projektin e fundit “’Sen Çal Kapımı’”.

Ҫifti është bërë publik 2 javë më parë pasi u kapën nga kamerat të dy në Etiler. Të gjithë mezi po prisnin reagimin e Erçel në lidhje me këtë situatë.

Pas fotove të publikuara marrëdhënia mes 2 aktoreve të serialit ‘Sen Çal Kapımı’ pësoi një krisje. Erçel, aktorja e njohur protagoniste në serialet “Jetë”, “Vajzat e diellit”, “Perla e zezë” dhe “Halka” të gjitha të transmetuara si premiera nga Tring, ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien me kolegen e saj.

Ishte Erçel ajo që hodhi hapin e parë. Ajo fshiu Sitare Akbaş nga rrjetet sociale, duke i dhënë fund miqësisë mes të dyjave. Pas saj edhe Sitare Akbaş fshiu Erçel nga Instagrami.