Përfundon gjyqi 4 vjeçar i Jessie J për këngën “Domino”

Showbiz

aaa

Jessie J u padit në vitin 2012 nga një grup indie i Santa Barbara-s, me pretekstin se artistja britanike dhe producentët e saj kanë vjedhur disa pjesë të këngës dhe melodinë e “Domino”-s nga kënga e tyre, e quajtur “Bright Red Chords”.

Grupi u paraqit në gjykatë përsëri në vitin 2013 për të dhënë disa fakte të reja lidhur me kopjen, duke thënë se producentët e artistes, përfshirë edhe Dr. Luke, kishin akses në të dhënat e “Bright Red Chords” dhe kanë arritur të marrin melodinë e kësaj këngë për ta përdorur në hitin e 28 vjeçares, “Domino”.

Duke qenë se paditësit nuk arritën të bindnin gjykatësin për vërtetësinë e aksesit të producentëve dhe ekspertët treguan se melodia e “Domino” është ndryshuar vazhdimisht për muaj të tërë, cështja,më në fund, është pushuar ditën e sotme.

Sigurisht, fituese është deklaruar Jessie J dhe producentët e saj. /Blitz.al/