Përfundimisht të gjithë prindërit janë njësoj; Ja si e surprizuan Elvanën për ditëlindje mami dhe babi!

Showbiz

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen dhe pavarësisht surprizave të shumta që mund të ketë marrë më origjinalja ishte ajo e prindërve të saj.

Ajo ka shkuar t’u hapë derën ndërkohë që pas saj ishte vetëm mami që po i këndonte ‘Shumë urime për ty’ me një vazo lulesh në dorë dhe maskën vënë, ndërsa babi nuk po dukej gjëkundi.

Pasi u afrua tek korridori i hyrjes, Elvana pa që babi po hiqte këpucët që tek shkallët.

Sapo pa të bijën filloi të këndonte dhe ai, ndërkohë që e shoqja i thoshte ‘Hë mo hajde tani”, që videoja t’i kapte të dy bashkë.

Edhe pse nuk ishin gati e në sinkron kur Elvana hapi derën, videoja gjithsesi pati shumë sukses sepse ishte tepër origjinale. Babai i Elvanës të gjithëve na kujtoi veten  në këto kohë pandemie që fillojmë të heqim këpucët që tek shkallët.