Këngëtarja kosovare që po bën nam, Era Istrefi, ka pasur një performancë live në kanalin e njohur gjerman Pro7.
Prishtinasja ka kënduar hitin e saj të njohur Bonbon, në emisionin e njohur Schlag den Star.
Mes duartrokitjesh e ovacionesh të publikut, drejtuesi i emisionit i ka thënë në shqip “Faleminderit Era”, e ajo ja ka kthyer në gjuhën gjermane të njejtën.