Përdhunoi shqiptaren, Robinjo nis ‘karrierën’ si elektriçist pas hekurave

Showbiz Sport

Jetë e re për Robinjon, ish-futbollistin që fitoi kampionatin e tetëmbëdhjetë me Milanin dhe ishte protagonist së bashku me Ibrahimoviç në eksperiencën e tij të parë me fanellën e “Djallit”. Megjithatë, së fundmi, ai u dënua me nëntë vjet burg pas një përdhunimi ndaj një vajze shqiptare në Itali, pikërisht kur braziliani luante për kuqezinjtë. Aktualisht Robinjo po vuan dënimin e tij në Tremembe, e cila, në Brazil, njihet si burgu i njerëzve të famshëm. Siç raporton “Il Corriere della Sera”, ish-futbollisti po ndjek disa rrugë rikuperimi gjatë periudhës së heqjes së lirisë. Në veçanti, Robinjo po studion si elektricist, duke riparuar televizorë, radio dhe objekte të tjera. Krahas kësaj, braziliani drejton edhe një program leximi që synon të shpërndajë 500 libra në muaj për të burgosurit e tjerë. Robinjo shpreson që me angazhimin e tij social pas hekurave, t’i zbutet dënimit me burg.