Përçahet grupi Babastars? Ja si qëndron e vërteta!

Showbiz

agon
Pas publikimit të këngës së Agon Amigës, “Oh bir”, menjëherë filloi të qarkullonte lajmi se Babastars janë përçarë dhe se teksti i kësaj kënge i është kushtuar Getoarit. “T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetëve jeni tu ma tesh”, -thuhet në këngën “Oh bir” dhe ky tekst ngriti dyshimet se ndoshta ka pasur një zënkë mes djemve dhe se Agoni është duke thumbuar Getoarin.

 640 0 5bf435159244d

Por, me sa duket, këto janë thjesht thashetheme. Menaxheri i grupit, Dekor Sahiti i ka hedhur poshtë këto lajme. “Është një lajm kot. Kënga e Agonit nuk ka të bëjë me Getoarin, ndryshe nuk kishte logjikë që Dj i Getit, Marshall Jungle të shkruante tekstin e kësaj kënge. Përveç kësaj, unë si menaxher i Getoarit kam postuar këngën e Agonit, që do të thotë s’ka të bëjë me të”, -ka thënë Sahiti.Pra, e vërteta është se djemtë vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe Agoni nuk ka ndërmend të largohet nga Babastars.