Margot Robbie rrëfen se përballja me famën nuk kishte qenë e lehtë

Showbiz

Margot Robbie është vendosur në  kopertinën e revistës Vanity Fair dhe përveçse ka treguar pamjen e saj  të adirueshme, ka folur edhe për projektet e ardhshme, emë gjerë ka folur për përballimin e famës në Hollywood. Aktorja 32-vjeçare, e cila po promovon filmin e ri, “Babylon”, ku luan së bashku me Brad Pitt dhe Olivia Wilde ka rrëfyer për revistën  se nuk ishte e përgatitur për famën kur u bë menjëherë e njohur pas rolit të saj në “Wolf of Wall Street” të vitit 2013.

Robbie rrëfeu se nuk ndihej ende e gatshme ta humbiste privatësinë në atë kohë. “Diçka po ndodhte në ato faza të hershme dhe gjithçka ishte e tmerrshme. Mbaj mend që i thashë mamasë sime: ‘Unë nuk mendoj se dua ta bëj më këtë’. Dhe ajo thjesht më vështroi , krejtësisht indiferente dhe më tha: ‘E dashur, mendoj se është tepër vonë për ty të mos e bësh’. Aty kuptova se e vetmja rrugë ishte të shihja veç përpara”, është shprehur aktorja.

Në fund ajo tregoi se me kalimin e kohës po e përballonte famën gjithmonë  e më lehtë dhe ngadalë ishte mësuar të bashkëjetonte me të.