Nëse mendojmë ato çka vishnim përpara 14 vitesh, do na duket absurde që dikush vazhdon dhe ndjek akoma një trend të asaj kohe. Por, ky është pikërisht rasti i Kate Moss.
Supermodelja, ka më shumë se një dekadë që mban gjithmonë një shall të hollë në qafë dhe mesa duket, nuk është se ka ndërmend që të heqë dorë prej tij. Shalli i hollë është pjesë e pandashme e kombinimeve të saj, qoftë në jetën e përditshme, apo edhe në evente. Po ju, keni ndonjë trend nga i cili nuk do të hiqni dorë kurrë?