Tashmë jeni familjarizuar me mënyrën sesi zhvillohen ceremonitë martesore në Turqi. Midis të gjitha festave paraprake, është edhe nata e kënasë. Në këtë mbrëmje, të gjitha femrat që ndodhen duke festuar bashkë me nusen e ardhshme, janë të veshura me të kuqe. Ato gjithashtu mbajnë simbole tradicionale dhe asnjë mashkull nuk duhet të jetë prezent.
Në datën 6 shkurt, aktorja Hazal Kaya do të ecë drejt altarit, për të kurorëzuar dashurinë 5 vjeçare me Ali Atay. Kështu që, si çdo nuse e re, edhe Hazal organizoi një festë të tillë. Mesa kuptohet nga fotot, mbrëmja e Hazal ka shkuar më së miri dhe të gjitha të ftuarat duken mëse të kënaqura. Nusja e ardhshme është fotografuar e buzëqeshur gjatë gjithë kohës, e veçanërisht kur në fund të mbrëmjes u bë pjesë e festës edhe partneri i saj.