Për herë të parë në tapetin e kuq; Vajza e Julia Roberts befasoi të gjithë me pamjen e saj

Showbiz

Hazel Moder është vajza 16 vjeçare e Julia Roberts dhe ditën e djeshme ka bërë daljen e parë në tapetin e kuq përkrah babait të saj kineast dhe parnerit të aktores.

është jashtëzakonisht e rrallë që fëmijët e Julia Roberts dhe Danny Moder të jenë në qendër të vëmendjes, kështu që 10 korriku ishte një rast shumë i veçantë për familjene tyre. Së bashku në Festivalin e Filmit të Kanës bashkëshorti prej gati 20 vjetësh i Julia Roberts dhe vajza e tyre Hazel Moder ecën në tapetin e kuq për shfaqjen e thrillerit të Sean Penn, “Flag Day”, në të cilën Danny mori pjesë si kineast.

Veshja e saj për këtë pasarelë të parë ishte një fustan me dantella nga Mary Janes që na riktheu në vitet 90. Adoleshentja i kishte flokët e kapur në një bisht të thjeshtë dhe buzëqeshi për kamerat përkrah babait të saj, e veshur me një kostum.

Julia dhe Danny i uruan mirëseardhjen Hazel dhe vëllait binjak Phinnaeus në nëntor të 2004. Aktorja lindi djalin e tyre të vogël Henry tre vjet më vonë.