Për herë të parë në jetë, Kivanç Tatlitug mori…

Showbiz

Kivanc Tatlitug, është një ndër aktorët më të suksesshëm dhe të përfolur në Turqi. I krahasuar shpesh me Brad Pitt, aktori i njohur turk ka një akrrierë të mbushur me projekte të suksesshme dhe çmime të ndryshme. Por, për herë të parë në karrierën e tij, Kivanc është vlerësuar për rolin e tij në një komedi.

Edhe pse ka luajtur disa herë filma në këtë zhaner, kjo ishte hera e parë që aktori vlerësohej me një çmim. Në fjalimin e tij, Kivanç ka thënë se ndihet mjaft i nderuar për këtë çmim si dhe ka falenderuar të gjithë kolegët dhe bashkëpuntorët e tij.