Dikur ishin të pandashëm, sot janë rivalë. Zënkat e Encës me Noizyn nuk janë diçka e re për publikun shqiptar, por asnjëherë nuk është marrë vesh arsyeja pse ata nuk flasin më me njëri-tjetrin.
Për herë të parë, Enca ka vendosur të flasë rreth kësaj teme. “Sepse mashkulli ka shumë ego. Meshkujt në përgjithësi nuk do të donin të ishin me një femër që fiton më shumë se ai…”- ka thënë ajo kur është pyetur për marrëdhënien me Noizyn.Pra, mesa duket zënka e tyre mund të ketë qenë për arsye krenarie, egoje apo arsye profesionale? Gjithsesi, ne presim të dëgjojmë përgjigjen e saj të plotë mbi një ndër çështjet që do të mbesë gjithnjë në vëmendjen e publikut.