Për herë të parë baba, Ledri poston foton e ëmbël nga materniteti

Showbiz

Pritjes së ëmbël të Sara Hoxhës i erdhi fundi. Ajo dhe Ledri Vula sot u bënë prindër për herë të parë. Vogëlushja erdhi në jetë këtë pas dite dhe pak orë më vonë Ledri dha lajmin përmes një fotoje në Instagram. Në foto shihen duart e shtrënguara të tij dhe të Sarës me byzylykët e maternitetit në kyç.

Bashkëngjitur fotos ai ka shkruajtur datën e sotme, si data më e rëndësishme në jetën e të dyve. Vogëlushja erdhi në jetë në Gjermani, ku çifti do të qëndrojë edhe disa kohë. Shpresojmë që çifti të mos jetë supersticioz dhe të ndajë me  fansat pak nga portreti i vajzës.

View this post on Instagram

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)