Pemët e Krishtlindjes i krijojnë Melania Trump-it disa «armiq» të rinj…

Showbiz

 

mela

Ndoshta nuk e imagjinonit kështu por, Melania Trump ka zgjedhur bredha të kuq këtë vit për të zbukuruar Shtëpinë e Bardhë. Ndonëse ngjyra është interesante, shumë njerëzve nuk i ka pëlqyer, duke bërë që të shpërthejnë në kritika e komente tallëse nëpër rrjete sociale. Disa thonë se bredhat duken të frikshëm me atë ngjyrë gjaku.

be best

“Pemët e reja të Krishtlindjeve bëjnë që Shtëpia e Bardhë të duket sikur kullon gjak”- shkruan dikush tjetër. Ndërkohë dikujt tjetër i ngjason me një univers alternativ. “Mos është ndonjë kërcënim”- shkruan ai, që i përshkruan bredhët si të nxjerrë nga ”American Horror Story”. Zonja Trump nga ana tjetër, nuk humbi rastin të promovonte edhe kompaninë e saj “ Be Best“, duke e stampuar sloganin e saj edhe në globat e zbukurimit të bredhave. “Be Best“ është një organizatë që i drejtohet të rinjve amerikanë dhe ka në fokus të saj luftën kundër bullizmit.

pema