Kohët e fundit, duket se një ëndërr e vjetër e aktores së njohur Pelin Karahan është kthyer në realitet! Pas ditëve të vështira në të cilat bashkëshorti dhe babai i dy djemve të saj, biznesmeni Bedri Gyntaji, iu nënshtua për herë të dytë një operacioni për shkak të problemeve serioze me shëndetin, çifti zgjodhën t’i hedhin pas krahëve ditët e vështira, përmes një ushëtimi drejt destinacionit që aktorja gjithmonë e kishte ëndërruar. Ky destinacion ishte rajoni i Laplendit finlandez.
Një album fotografish i postuar nga aktorja në rrjetet sociale, i mbushur me çaste të lumtura me peisazhe ‘magjike’, mori mijra reagime, pëlqime e komente të cilat i uronin çiftit vetëm ditë të lumtura si ato. “Ne po jetojmë ëndrrën tonë” thuhej në mbishkrimin shoqërues të fotografive.
Në intervistën e saj të fundit, aktorja kujtoi se gjatë atyre ditëve, moti kishte shumë i ftohtë dhe temperuturat arrinin në minus 20 gradë. “ Ishte një ushëtim i paharrueshëm. Unë realizova një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Të shihja përthyerjen e Dritave të Veriut, ishte një ndjesi që as ato ditë dhe as tani nuk mundem ta krahasohej me asgjë tjetër! Kemi qenë dëshmitarë të momenteve që nuk do t’i harrojmë kurrë”, u shpreh aktorja gjatë rrëfimit të saj emocionues.