Ditët e fundit, aktorja e njohur mori pjesë në një event të rëndësishëm të modës dhe më pas shkëlqeu në ftesëne organizuar ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të artit, modës dhe medias. Aktorja e dhjetra roleve të suksesshme, ku mes tyre spikat ai Mihrimasë në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, komentoi para kamerave fjalinë e bashkëshortit të saj Bedri Güntay i cili gjatë një interviste të kohëve të fundit ishte shprehur: “Unë nuk shikoj seriale nëse gruaja ime nuk luan në to“. Karahan tregoi duke buzëqeshur “Kam qeshur shumë kur e dëgjova. Ai është ende i mbërthyer pas roleve të mia të hershme.Ai është fansi im më i madh. Duhet ta pranoj se prej kohësh edhe mua më mungon vetja ime në ekran si aktore“. Karahan u shpreh se sipas mendimit të saj personazhi dhe loja e duhur për një aktor janë shumë të rëndësishme, për kompozimin e interpretimit të personazhit dhe gjithpërfshirjen e aktorit në rol. Pyetjes se cilës lloj oferte do ti qëndronte larg, aktorja iu përgjigj: “Nuk do të doja të isha në një projekt të shkurtër që përfundon me 3 der 5 episode“.
Ajo gjithashtu gjatë festës ra në sy për elegancën dhe fustanin e saj. Në një shpjegim për stilin e saj dhe veshjet që zgjedh, ajo tregoi se vetë ajo ishte stilistja e vetes dhe se shpesh i qepte dhe dizenjonte vetë veshjet e saj sipas dëshirës. Si një person që vlerëson stilin dhe modën e cila avancon me kohën, ajo u pyet nëse ishte e fiksuar pas markave dhe zbuloi se kjo i ndodhte vetëm me këpucët dhe çantat dhe jo me veshjet.