Pelin Akil në daljen e fundit publike, ka treguar se projekti i fundit në të cilin mori pjesë ku interpretonte krahë emrave të njohur Ebru Ozkan dhe Oktay Kanarca, i kishte falur shumë lumturi. Aktorja e cilësoi interpretimin në këtë projekt një eksperiencë të paharrueshme në sheshxhirim!
Aktorja e njohur tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Anil Alltan edhe pse kishin qenë vazhdimisht të zënë me projektet e tyre, gjithmonë kishin arritur të gjenin një gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptuese edhe brenda angazhimeve familjare dhe kujdesit të treguar ndaj vajzave të tyre binjake. Ajo tregoi se ende nuk kishin përcaktuar se ku do ta kalonin natën e ndrrimit të viteve, por kishin zgjedhur që së bashku me vajzat e tyre të bënin një tur të shkurtër dhe të udhëtonin për ti dhuruar vetes më shumë kohë të kaluar së bashku.
Në urimin e përcjellë për vitin 2023, aktorja u shpreh se pa shëndetin, paqen dhe optimizmin nuk mund të jetohej, ndaj ato duhet të përbënin edhe vitin e ardhshëm bazën e menusë së lumturisë për secilën familje.