Këngëtarja shqiptare Linda Halimi ka nisur punën për të arritur sukses në skenat ndërkombëtare. Së fundmi ajo ka publikuar një projekt të ri muzikor, ndërkohë jeta e saj zhvillohet mes Amerikës dhe Shqipërisë.
Disa orë më parë, Linda ka publikuar një foto në profilin personal në “Instagram” duke treguar se ka gatuar byrek për herë të parë.Por ajo që ka surprizuar ka qenë biseda me mamin e saj. “Pavarësisht gjithë përpjekjeve për sukses në jetë sot mami më tha që është krenare për mua. Pse? Se mësova të gatuaj byrek. Asnjë sukses i imi i mëparshëm nuk e ka kënaqur sa sot”,-ka shpjeguar ajo.