Dy të rinjtë vendosën të ndaheshin pas një lidhjeje 2 vjeçare. Gigi dhe Zayn kanë treguar se ndarja e tyre ishte paqësore dhe në deklaratat që kanë bërë rreth ndarjes kanë treguar se midis tyre do të ketë gjithmonë respekt dhe dashamirësi. Mirëpo detaji i fundit i kapur nga fansat e këngëtarit, tregon nëse ndarja e tyre ishte realisht e tillë apo jo.
Në fakt, përveçse paska qenë paqësore, ata nuk rreshtin së mbështeturi njëri-tjetrin. Në postimin e fundit në Instagram, Zayn ka treguar çmimet që ka fituar këtë vit dhe modelja e njohur e ka pëlqyer foton. Kjo gjë është kapur menjëherë nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar tejmase faktin që edhe pse të ndarë, dy të rinjtë vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin në karrierat respektive.