Paska një rregull që ndalon dukeshat të vendosin diamantë para orës 6 pasdite dhe arsyeja do t’ju çudisë!

Showbiz

Meghan Markle dhe Kate Middleton mund të jenë duke jetuar jetën që miliona vajza mund të ëndërrojnë, por të qenët pjesë e Familjes Mbretërore, vjen me jo pak përgjegjësi e rregulla strikte për t’u ndjekur.

E sikur të mos mjaftonte protokolli e udhëzimet që pjestarët e familjes duhet të ndjekin në enventet, ngjarjet e shënuara apo daljet e zakonshme publike, duket se Dukeshat kanë edhe një udhëzues se kur , ku e çfarë bizhuterish duhet të vendosin!


Sipas një eksperti të mirësjelljes si Kate Middleton ashtu dhe Meghan Markle e kanë të ndaluar të mbajnë diamante para orës 6 të pasdites, Përjashto rastet e veçanta, Mbretëresha ua ndalon këtë gjë, për një arsye të thjeshtë: Pjestaret e Familjes Mbretërore nuk duhet ta teprojnë me aksesorët gjatë daljeve publike. Diamantët konsiderohen sipas saj paksa të tepruar për pjesën e parë të ditës, ndaj sipas Mbretëreshës, Kate e Meghan mund të vendosin gjithëfarë bizhuterish, aksesorësh përveç gurëve shkëlqyes.