Pasioni më i madh i Serenay Sarikaya? Nuk është aktrimi…

Showbiz

sarikaya

Aktorja e njohur së fundmi ka realizuar një reklamë, ku shfaqet më sensuale se kurrë. Ajo, gjithashtu ka realizuar një set fotografik dhe një intervistë, në kuadër të promovimit të produktit që reklamonte. Gjatë intervistës, aktorja ka treguar se është shumë e dhënë pas modës. Ngjyra e saj e preferuar është e zeza dhe fustanet,janë veshja që ajo nuk do hiqte kurrë.

serenay sari 124243JJ

Por, përtej rrobave, Serenay ka një pasion akoma më të madh për këpucët. Aktorja ka treguar se është e fiksuar pas tyre dhe nuk ndalon dot së bleri. Aq shumë ka shpenzuar për këpucë, sa tashmë nuk di as sesa palë ka në garderobën e saj. Për Serenay, blerja e këpucëve është një terapi më vete dhe një nga gjërat që i pëlqen më tepër të bëjë.

serenay sari 124242QA