Pasionet e fshehta të aktorëve tanë të preferuar turq

Showbiz

tukishahaha

I njohim këta aktorë nëpërmjet ekranit të televizorit dhe jemi afeksionar me personazhet që ata sjellin tek ne. Jemi dashuruar me rolet e tyre dhe ndonjëherë i mendojmë të tillë si në film edhe në përditshmërinë e tyre. Por, shpesh dëshirat,pasionet dhe hobit e tyre nuk kanë lidhje me televisionin dhe aktrimin. Ata përtej ekranit mund të kenë edhe preferenca të tjera të cilat do tju çudisin pasi nuk do tju kishin shkuar kurrë në mendje. Aktorët tanë të preferuar mund të kenë pasione si qeramika, motorrët, fotografia etj.

1

Baris Arduc: Sa herë kujtojmë “Dashuri me qira” apo “Kohë për lumturi” menjëherë mendojmë për Baris. Ai përtej kinematografisë adhuron artet marciale madje ka shkuar edhe në Tailandë për ti praktikuar ato. Ndoshta një ditë  ai mund ti ndërthurë aktrimin dhe artet marciale dhe ne mund  ta shohim Barisin pranë Jackie Chan, ku i dihet?

1

Kaan Urgancioglu:Ndoshta ju nuk e simpatizoni për shkak të rolit negativ  në serialin “Dashuri e pafund”,por është thjesht aktrim. Kaan është me origjinë shqiptare ndaj tani kemi edhe një arsye me tepër për ta dashur. Pasioni i  tij përveç aktrimit lidhet me fotografinë. Ky pasion i cili duket qartë nga faqja e  tij në instagram na ka bërë të njohim një anë tjetër të Kaan: një Kaan tepër romantik i cili pret perëndimin e diellit për ta fotografuar.