Pasi vizitoi Shqipërinë, blogeri zbulon shumën marramendëse që fiton…

Showbiz

nas

Nas Daily, blogeri i famshëm në të gjithë botë, javën e fundit ka qënduar në Shqipëri, ku ka realizuar disa video interesante mbi vendin tonë dhe i ka shpërndarë në faqen t ij në Facebook. Ai numëron gati 10 milionë ndjekës në këtë rrjet social dhe videot e tij marrin shumë reagime.Nas pranon se paguhet nga kompani të ndryshme qe te bëjë video për ta ose vendos reklamat e tyre në mes të videove që shpërndan në rrjetet sociale.

Nas daily 2

“Nëse ke mbi 9 milion ndjekës në Facebook, shumë kompani të japin para për të bërë video për ta. Pra nëse ti do që të bëj një video për ty që do postohet në faqen e Facebook-ut tënd, unë do të marr shumë para. Zakonisht marr 50 mijë dollarë. E di, është e shtrenjtë, është shumë e shtrenjtë.Por, sikur 1 milion njerëz ta shikojnë videon ja vlejnë paratë. ”- tha blogeri.Gjithashtu ai rrëfeu se ai nuk e filloi gjithë këtë për të fituar para, madje në fillimet e tij ai kishte humbur sepse vetëm kishte investuar. Tani ai është drejt fundit të udhëtimeve të tij nëpër botë por puna e tij si bloger me faqen e tij shumë të ndjekur me siguri do të vazhdojë, sidomos kur bëhet fjalë për shifra të tilla.