Kur përmendet emri i saj, vështirë ta ngatërrosh me një imazh tjetër përtej angazhimit në botën e modës. Aq sa mund të themi se kjo e fundit është në lëkurën e saj, si çështje zgjedhje, shije personale dhe çdo detaj tjetër të kultivuar ndër vite. Estela Ujka është një blogeret më të njohura shqiptare, por që prej disa kohësh tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj.E bërë nënë për herë të tretë, ajo vendosi që bashkë me të shoqin dhe tri vajzat të nisin një rrugëtim të ri në kontinentin e largët amerikan, aty ku ata aktualisht jetojnë, por edhe punojnë.
Estela, vetëm sot ka bërë me dije profilin e ri në angazhimin e saj profesional, që në fakt nuk ka lidhje me modën “Jam shumë e lumtur që t’ju bëjë me dije angazhimin tim të ri si PR në kompaninë @farranrealestateny. Farran është një brand që operon prej më shumë se 80 vitesh në Neë York si agjenci imobilare dhe investimesh. Jam e lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre dhe jam e gatshme për sukses”, shkruan ajo.