Pasi pranoi shtatzëninë, fillojnë dhuratat e para për Almedën!

Showbiz

almeda 7zan
Pasi konfirmoi shtatzëninë e saj, bukuroshja shqiptare po jeton në avujt e emocioneve dhe pritjes së ëmbël. Fryti i dashurisë së saj me aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman, do të vijë në jetë pas disa muajsh, por teksa po shijon muajt e parë të kësaj ndjesie të re, Almeda Abazi ka nisur të përkëdhelet që tani nga njerëzit e afërt apo dashamirësit e saj.

almeda aks

Kështu, ajo ka nisur të marrë dhuratat e para të bebit dhe këtë emocion ajo e ka ndarë përmes një fotoje me të gjithë ndjekësit virtual. Nuk bëhet fjalë për veshje, apo ndonjë lodër, por për një set me produkte për kujdesin ndaj të porsalindur, si kremra, locione, vajra për trupin dhe shumëçka tjetër të vendosura në një shportë të madhe.Almeda e ka postuar foton në instastoryn e saj dhe nuk i ka fshehur falenderimet për këtë dhuratë kaq të vlefshme.

 640 0 5bd429b0504a1