Majk është përfolur gjithmonë për marrëdhëniet e tij, ndonse ai vetë i ka pranuar apo jo. Së fundmi, reperi ka qenë i ftuar në një emision në Kosovë, ku është pyetur nëse do të kemi një dasmë edhe nga ai, pas asaj të Gjikos dhe Elitës. “Krejt senet i kam gati vetëm nusja më ka mbet, deri n’kismet. Verën tjetër e kam plan por të kqyrim!”-ka thënë ai duke qeshur.
Veç kësaj Majk ka publikuar këtë pjesë të intervistës në Instagram dhe përbri saj ka shkruajtur: “Po shikoj për një nuse, kush ma gjen ni nuse i ka 5 euro”. Pra mesa duket Majk jo vetëm që është beqar por edhe është në kërkim. Sigurisht që ai këtë e ka thënë me humor, po ku i dihet ndoshta edhe e gjen deri verën tjetër e do të kemi sërish dasmë në showbizzin shqiptar.