Linda Halimi është zhvendosur prej kohësh tashmë në Amerikë. Rrjedhimisht, kjo ka sjellë një shkëputje nga tregu muzikor shqiptar. Ndoshta edhe për faktin se këgnëtarja e njohur, ka punuar këto vite për të promovuar punën e saj në rang ndërkombëtar. Por, këtë vit ajo u rikthye me këngën “Murda”.
Në klipin e këngës, ka skena erotike të Lindës me një vajzë tjetër, të cilat u komentuan tejmase. “Thjesht doja të provoja diçka të re. Në jetë, ne rritemi, zhvillohemi, eksperimentojmë, provojmë gjëra të reja sepse do të ishte monotoni e madhe nëse do të bënim të njëjtat gjëra përgjithmonë. Dhe unë, jame e bekuar që çdo ditë kam mundësinë të bëj gjëra të reja,” ka thënë ajo.