”Pasi eliminova këtë ushqim, rashë plot 20 kg” Anxhela Peristeri zbulon sekretet e dietës çudibërëse

Showbiz

Ajo është pa diskutim një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila edhe pse ka vite në skenë, vazhdon të na magjepsë si herën e parë me zërin e saj të ëmbël. Megjithatë Anxhela kësaj here na ka habitur edhe për një tjetër motiv, formën e saj fizike, e duke parë fotografitë që poston vazhdimisht në llogarinë e saj në Instagram nuk mund mos pyesim veten ”Si ia bëri të humbë kaq shumë kg?”.
Nuk keni pse mendoheni për përgjigjen, pasi atë e ka zbuluar vetë Anxhela. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë prej nga ku ka rrëfyer si ka rënë 20 kg dhe këtë e ka arritur pasi i është dedikuar dietës, kërcimit dhe palestrës.
“Humba 15 kilogramë 6-mujorin e parë dhe 5 kilogramë të tjera pa mbajtur dietë. Kilogramët i hoqa me dietë, balet dhe stërvitje. Kam eksperimentuar shumë shpesh që të bie nga pesha. Herët e tjera për shkak se rashë shpejt në peshë, i rifitova shpejt kilogramët. Kurse këtë herë vendosa të dobësohem gradualisht dhe ka rezultuar shumë mirë sepse nuk kam marrë kilogramë gjatë 3-mujorit që nuk jam stërvitur.
Kam ndërprerë vetëm karbohidratet dhe ëmbëlsirat. Në fillim i ndërprerva fare, pastaj i minimizova duke i përdorur 1 herë në 3 ditë ose 1 herë në javë. Në darkë ndonjëherë edhe nuk ha fare sepse tani më është zvogëluar edhe stomaku dhe nuk më merr shpesh uria. Në mëngjes ha vezë të zier, kos ose banane, një mëngjes i lehtë. Nuk kam shumë oreks në mëngjes. Me zor e ha dhe atë që ha”, tregoi ajo.\