Pasi doli kundër Beyonce, Laura Pausini reagon edhe kundër mediave!

Showbiz

laura
Kohët e fundit po përflitet shumë për Koloseun e Romës dhe Beyonce-n në Itali, pasi këngëtarja amerikane do të xhirojë klipin e saj në këtë vend të ndaluar për tu ekspozuar nga kamerat. Pas këtij lajmi kanë reaguar qytetarët italianë, përfshirë edhe personazhe të njohur të ekranit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Pausini është shprehur: “Beyonce-s i kanë mohuar xhirimet në Kolose? Shumë mirë! Nuk na duhet! Unë jam 44 vjeç dhe duhet të luaj gurët e fundit në skenë. Dhe e dua unë Koloseun e para. Më mirë ta përdorin italianët sesa të huajt”.

bey

Këto fjalë qarkulluan shumë shpejt në rrjetet sociale dhe pak ditë pas saj, Laura ka reaguar në një status të gjatë në ‘Facebook’ ku shpjegon fjalën e saj të thënë në koncert dhe ku u drejtohet mediave mjaft e zemëruar. “Jam shumë e lodhur duke punuar me mjaft zemër, shpirt, me mjaft pasion e duke harruar edhe të fle, por në fund i gjithë përkushtimi im përfundon duke u bërë temë thashethemesh e keqinterpretimesh”, – shprehet këngëtarja italiane.

laura fb