Prej kohësh është përfolur në media se Elita Rudit dhe Gjiko janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndërsa vetëm pak javë më parë u shkrua se çifti kishte vendosur që të anulonte dasmën. Por as moderatrorja dhe as këngëtari nuk kanë reaguar për asnjë prej lajmeve, që po përhapen lidhur me jetën e tyre private.
Gjatë një interviste ditën e djeshme, Elitës iu përmend gjatë bashkëbisedimit martesa e saj.Moderatorja vendosi që të mos tregonte sërish asgjë. “Çfarë martese?”, ishte përgjigjja e Elitës, duke anashkaluar sërish pikëpyetjen që kanë të gjithë fansat e çiftit.