Pas zënkës pas një telefonate, Aurela Gaçe dhe vëllezërit Prifti përsëri në paqe?

Showbiz

Nuk është hera e parë, dhe me siguri as e fundit, që personazhë të njohur të showbiz-it shqiptar i japin fund miqësive sa hap e mbyll sytë, por kur listës së gjatë të VIP-ave që s’flisnin më me njëri-tjetrin iu shtuan vëllezërit Prifti dhe Aurela Gaçe nuk mund të mos habiteshim. Ishte Stefi Prifti ai që tregoi në një intervistë se me Aurelën ishin ‘prishur’, pasi kishte dëgjuar një telefonatë me viva-voce që Aurela po bënte me ortakun tjetër të tyrin, gjë që s’duhej të kishte ndodhur.
“Ishte një telefonatë me viva-voce e Aurela Gaçes me ortakun tjetër ajo që krisi marrëdheniet. Isha unë ai që foli me Aurelën dhe secili ndoqi rrugën e tij,”– tha këngëtari. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. “Kaubojsat dhe zonja,”– shkruan Stefi krahas fotos ku duken të tre, duke lajmëruar se të tre tashmë janë ribashkuar për të përformuar bashkë në një nga club-et e kryeqytetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stefi Prifti (@stefi_prifti07) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stefi Prifti (@stefi_prifti07) on