Mesa duket Tristan Thompson nuk zë mend dhe dramat nuk kanë të përfunduar. Pasi Khloe Kardashian e mbylli marrëdhënien me Tristan Thompson kur mori vesh skandalin e tradhëtisë, ai nuk ka lënë momentin që të shkonte dëm dhe ngushëllimin e ka gjetur tek ish e dashura.‘Us Weekly’ shkruan se Tristan gjithmonë që zihej me Khloe shkonte tek shtëpia e ish së dashurës Jordan Craig me të cilën ka edhe një fëmijë.
Gjithashtu burimi për median e huaj ka shtuar se Tristan nuk i vjen aspak keq që e ka tradhëtuar Khloe me shoqen e ngushtë të motrës së saj. “Tristan nuk është një person manipulues. Ai është thjesht një tradhtar dhe nuk kujdeset për askënd përveç vetes, dëshirave dhe nevojave të tij në këtë moment. Ai as nuk e mendon që flirtimi me Jordyn ishte diçka e gabuar, sepse ai dhe Khloe po ndaheshin, në mendjen e tij. Atij thjesht nuk i intereson”, është shprehur burimi.Tristan është lidhur me Khloe Kardashian në vitin 2016 gjatë kohës që ish e dashura Jordan Craig ishte shtatzënë dhe duke pritur fëmijën e basketbollistit.