Tristan Thompson qëndroi në heshtje duke mos dhënë asnjë deklaratë pas publikimit të videove ku shihej teksa tradhëtonte Khloe-n. Megjithatë ditën e sotme ai e ka ‘thyer akullin’ duke folur për herë të parë në një emision radiofonik. Ajo e cila bën përshtypje në këtë intervistë është se moderatorët nuk e pyetën në lidhje me tradhtinë dhe Khloen, por vetëm për vajzën dhe rritjen e saj. Ai tregoi se është duke bërë maksimumin për të qenë një baba i mirë.
Gjithashtu i pyetur se a kishte vënë re ndonjë ndryshim mes të pasurit një djalë dhe një vajzë ai tha: “ Po me vajzën je pak më emocional mendoj unë, sepse me djalin je këtu: Hey Shoku, do të bëhesh mirë, mos qaj tani ndërsa me vajzën: True çdo gjë do të bëhet mirë, ne jemi këtu, babai është këtu për ty, jam unë, më shiko. Është ndryshe por është një kënaqësi në të dyja rastet.”- përfundoi basketbollisti.