Offset dhe Cardi B, janë për momentin një ndër çiftet më të komentuara. Të dy reperët kishin paralajmëruar prej kohësh bashkëpunimin e tyre dhe vetëm 1 ditë pas publikimit, ‘Clout’ numëron 13 milionë klikime.
Çifti ka vendosur që protagonistët e videoklipit të jenë ato të dy, por dihet që vëmendjen më të madhe e ka marrë Cardi B, ajo duket në formën e saj më të mirë dhe me një veshje shumë provokuese. ‘Clout’ do të thotë pushtet, gjë që Offset dhe Cardi B e kanë pasqyruar në mënyrën më të mirë në videoklip. Sipas parashikimeve duket se ky bashkëpunim do të qendrojë gjatë në majat e klasifikimeve.