Pas tentativës për vrasjen e Donald Trump, vjen reagimi i parë nga Melania Trump

Showbiz

Trump u qëllua me pushkë gjysmë-automatike në tubimin e organizuar ditën  e shtunë dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump ka thyer heshtjen në lidhje me atentatin ndaj tij.“Kur pashë atë plumb që goditi burrin tim, Donaldin, kuptova se jeta ime ishte në prag të një ndryshimi shkatërrues”, ka shkruar ish-zonja e parë, duke iu referuar të shtënave të tmerrshme të 13 korrikut në mitingun e Trump në Butler të Pensilvanisë. “Jam mirënjohëse për agjentët e guximshëm të shërbimit sekret dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur bashkëshortin tim”, shprehej ajo  në një deklaratë dhe më tej vijonte: “Një përbindësh që e njohu burrin tim si një makinë politike çnjerëzore u përpoq të nxiste pasionin e Donaldit – të qeshurën, zgjuarsinë, dashurinë për muzikën dhe frymëzimin e tij”. Ish-zonja e parë e përshkroi Donald Trumpin si një burrë bujar dhe të kujdesshëm me të cilin ka ndarë  kohët më të mira dhe më të këqija. Një spektator u vra në incident dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, u raportua gjithashtu nga  autoritetet. “Familjeve të viktimave të pafajshme që tani po vuajnë nga ky akt, me përulësi shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, theksoi mes tjerash Melania.