Pas takimit me Trump, Kim Kardashian jep lajmin e madh!

Showbiz

kim cmim
Kim Kardashian arriti të ndryshonte ligjet politike, kryesisht mbi reformën e burgjeve. Kohët e fundit ajo përmes profileve në rrjetet e ndryshme sociale, shkruante dhe publikonte postime dedikuar vetëm një personi, që është kthyer sot në kryefjalën e ditës. Kim Kardashian vizitoi Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar për të apeluar tek Presidenti Donald Trump për Alice Johnson, një 63-vjeçare, e cila aktualisht ishte duke vuajtur një dënim të përjetshëm për trafikim të lëndëve narkotike.

kim trump

Pas këtij takimi, ku Kim i kërkoi Trump-it të falte të dënuarën, ajo postoi foto në rrjete sociale duke u shprehur e lumtur për veprimin që bëri dhe ishte e bindur se çdo gjë do të shkonte siç ajo dëshiron. Kim është një personazh me ndikim në shoqërinë amerikane dhe si e tillë ajo edhe arriti planin e saj. Duke shpjeguar vendimin në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë njoftoi: “Zj. Johnson ka pranuar përgjegjësinë për sjelljen e saj në të kaluarën dhe ka qenë një e burgosur model gjatë dy dekadave të fundit. Administrata gjithmonë do të jetë shumë e rreptë për krimin, beson se ata që paguajnë borxhin e tyre ndaj shoqërisë dhe punojnë shumë për të përmirësuar veten e tyre, meritojnë një shans të dytë “.

kim burg