Kjo verë për Dhurata Dorën ka qenë e tej mbushur me projekte muzikore. Ajo ka korrur sukses me të gjitha produksionet që ka bërë, por këtë sukses që ka arritur së fundmi, nuk e kishte përjetuar më parë.
Të gjithë jemi kënaqur dhe kemi kërcyer pafund nën ritmet e këngës ‘Zemër’, nga Dhurata dhe këngëtari francez Solking.
Kënga u bë e dëgjuar jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufijve. E shkruar në tre gjuhë, shqip, frengjisht dhe anglisht, kënga ka kapur majat e klikimeve.
Ditën e sotme këngëtarja na tregoi se ‘Zemër’ ka arritur plot 300 milionë klikime në youtube, duke u bërë kështu një nga këngët më të dëgjuara shqiptare.
“Pas 5 muajsh 300 mijë views. Koha për një tjetër këngë”,-ka shkruar Dhurata, duke na lënë të kuptojmë që një tjetër hit po vjen.
View this post on Instagram